Aktualitet

Sot akrepat e orës shkuan 60 minuta para, do të flemë më pak, por ditët do jenë më të gjata

Nga sot në orën 2 të natës, u rikthye ora ligjore, me akrepat që ecën 60 minuta para. Nga sot do të flemë një orë më pak por ditët do të jenë më të gjata dhe do të kemi 60 minuta më shumë dritë natyrale.

2021 do të jetë viti i fundit i orës ligjore? 

Në disa vende është vërtet viti i fundit pasi Europa vendosi të unifikojë orarin në nivel komunitar. Një kërkesë e bërë që nga 2018, që u miratua me 84% të votave, dhe u pasua me një rezolutë që parashikon heqjen e detyrueshme për vendet anëtare, që të ndryshojnë orën dy herë në vit.

Italia është një nga vendet që e ka pritur ftohtë hipotezën për heqjen e orës diellore. Ndërsa vende të tjera si Franca, Gjermania. Finlanda, Lituania, Suedia dhe Estonia kanë zgjedhur një orar të vetme për të gjithë vitin. Ata që këmbëngulin në këtë linjë janë sidomos vendet e Europës Veriore për shkak të afërsisë më të madhe me Polin e Veriut që i imponon me më shumë dritë gjatë verës.

Pasojat që sjell ndryshimi i orës

Kryqëzata për heqjen e orës ligjore ka tezën e saj shkencore, ose më mirë shëndetësore: shmangia e një burimi stresi për ekuilibrin psikofizik të qytetarëve. Sipas disa sondazheve të kryera në Europë, ndryshimi i orarit është burim stresi. Sidomos kur ora ndryshon në dimër dhe paralajmëron më shumë minuta në errësirë. Ditët më të shkurtra shkaktojnë simptoma depresioni për gjithë periudhën e dimrit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button