Aktualitet

Rrufe dhe shtrëngata, ja zonat që do të preken nga stuhia sot

Ditën sotme moti parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Reshje shiu në veriperëndim gjatë ditës me intensitet mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 2 deri 17°C,në zona e ulëta  5 deri 23°C, në zona bregdetare 12 deri 23°C

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button