Lajm i fundit: Ndahet nga jeta Bashkim Fino. Viktimë e Covid.

Lajm i fundit: Ndahet nga jeta politikani Bashkim Fino. Viktime e Covid.
Mesohet se rreth ores 04.00 te mengjesit vdiq politikani i njohur Bashkim Fino. Ish ministri kohet e fundit luftoi per jeten pasi ishte i prekur me Covid dhe nuk arriti t’ja dale.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.




