Sport

Ministria e Jashtme iu heq pasaportat diplomatike lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu heq pasaportat diplomatike lojtarëve të Kombëtares shqiptare.

Lojtarët dhe drejtuesit kuqezi të cilët mbajnë pasaporta diplomatike duhet t’i dorëzojnë ato pas kërkesës zyrtare që i është nisur FSHF-së.

Lojtarët u pajisën me pasaporta diplomatike pas suksesit në Euro 2016.

Ata u pajisën me pasaporta gjatë ceremonisë ku ministër i Punëve të Jashtme ishte Ditmir Bushati.

Vendimi mësohet se nuk është pritur mirë në kampin kuqezi.

Në kualifikueset e Botërorit “Katar 202”, Shqipëria fitoi dy ndeshjet e para ndaj Andorrës dhe San Marinos, por humbi përballë Anglisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button