Aktualitet

Zjarr në garazhin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarri në garazh ka alarmuar banorët e një pallati mëngjesin e sotëm në Tiranë. Zjarri ka rënë rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu”.

Policia njofton se shërbimet e zjarrfikëses dhe efektivët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button