Aktualitet

Balluku: “Çunat e Londrës” zbresin nesër në aeroportin e Kukësit, do t’i presë Rama

Çunat e Londrës” do të zbresin nesër në aeroportin e Kukësit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.Në një

komunikim në ERTV nga aeroporti, ministrja tha se nga informacionet që ka nesër do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin “Flatrat e veriut”, me çunat nga Londra siç tha ajo dhe do t’i presë kryeministri Rama.

Balluku zbuloi gjithashtu se fluturimi është promocional dhe nuk është paguar biletë.

Mua më rezulton që po. Nga të gjitha të dhënat që kam nga konçesionari. Është fluturim promocional nuk është paguar biletë. Më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe në datë 18 ulen këtu, i pret kryeministri.

Ky është një aeroport i ndërtuar sipas të gjitha kritereve të aviacionit civil evropian. Jemi duke përfunduar detajet e fundit. Këtu punohet. Kanë mbetur detaje të vogla,” tha Balluku.

Më tej ministrja tha se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Destinacionet e para bëhet fjalë për disa qytete të Zvicrës. I gjithë tregu është i interesuar për këto destinacione por pa përjashtuar edhe Gjermaninë dhe disa qytetet italiane,” tha Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button