Aktualitet

“Nuk kanë det dhe kokat nxehen”/ Rama komenton situatën e Kosovës në samitin e në Bratislavës: Konflikti mund të shmangej

“BE është realiteti i vetëm gjeopolitik në historinë e njerëzimit që ka dy kufij. Një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm, brenda të brendshmit është BP. Nuk hyn dot në BP pa hyre në BE.”-tha Rama.

Shohim që ngadalësimi lidhet me disa mungesa, plus ajo qe lidhet mes Kosovës dhe Serbisë”- u pyet Rama.

Keni të drejtë, po ngadalëson apo përshpejton është gjë tjetër. Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot BP ësht në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike. Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”- tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button