Aktualitet

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ishin disa deputetë të PD që u shprehen kundër bojkotit.

Mes tyre edhe Bledjon Nallbati, i cili tha se janë bërë si filmi ‘Dy herë mat’.

“Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat,  duhet të ndajmë mendjen”, ka deklaruar ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button