Aktualitet

Rritet niveli i Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës/ KESH merr masat për krijimin e rezervës hidrike

Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje që në 3 kaskadat e hidrocentraleve në vend të rritet niveli i ujit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë shifrat e vendit. KESH njofton se sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, ndaj është vendosur është vendosur që të ndalohet prodhimi prej gati një muaji, për të bërë të mundur rritjen e rezervës energjetike.

“Përqendrimi më i lartë i reshjeve pritet të jetë në zonat: Theth, Valbonë, Fierzë, Koman & Pukë. Rritja e prurjeve ka filluar orët e para të mëngjesit si rezultat i reshjeve të rëna me intesitet shumë të lartë, konkretisht: Për 8-orë janë regjistruar: Fierzë 296 mm; Zogaj 213 mm; Dragobi 43 mm; Theth 62 mm. Prurjet pritet të qëndrojnë në vlera relativisht të larta deri në orët e para të mëngjesit të datës 18 Shtator, më pas do të ketë ulje graduale me ndërprerjen e reshjeve te shiut”, thuhet në njoftimin e KESH, i cili bën me dije se bazuar në parashikimet gjatë ditës së sotme mendohet të bjerë mesatarisht edhe rreth 50-70 mm reshje shiu, deri në orët e mbrëmjes.

Për këtë arsye KESH ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, duke ulur nivelin e HEC Koman në 165.97 m dhe Vau i Dejës në 72.65 m përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vau Dejës si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë;

Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve kërkesa e FTL do të pësojë rënie si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada Drinit.

Krahasuar me 2 ditë më parë niveli në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës është rritur me rreth 1 metër.

TË DHËNAT DATA 17 SHTATOR h-10:00 (burimi KESH)

  • Niveli në Fierzë: 268.61 m
  • Niveli në Koman: 167.76 m
  • Niveli në Vau Dejës: 72.62 m
  • PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:

1000 / 700 / 40 m3/s

  • Rezerva Energjetike: 461 GËh

FTL – Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 12,900 MËh në ditë;

OST – Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 440 MËh në ditë;

PRODHIMI nga kaskada është rreth 5,000 MËh;

IMPORTI për FTL është rreth 8,380 MËh në ditë;

KEK- depozitim në KEK është rreth 830 MËh në ditë;

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button