Aktualitet

Incidenti në Kavajë/ Kreu i KQZ thirrje krerëve të politikës: Keni shumë në dorë, shfaquni të qetë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar incidentin e djeshëm në Kavajë ku u plagos brenda selinë sekretari i PD për qytetin.

Celibashi thotë se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë, dhe i ka kërkuar Ramës, Metës e Bashës që të jenë sa më të qetë duke u afrua zgjedhjet.

Ai thotë se ata kanë shumë në dorë në këtë situatë, dhe të gjithë humbin nëse zgjedhjet bëhen nën tension.

”E vetmja gjë që mund të them ëstë që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre.

Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përpmbajtje, e di njëri është Presidnt, kryeministri, lideri i opozitës, ka secili karatin, sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension”, tha Celibashi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button