Shëndeti
OBSH: Vala e dytë do të zgjasë më shumë. Jini të përgjegjshëm ose do të përballeni me pasoja të renda!
“Virusi transmetohet përmes kontakteve njerëzore. Ose i kufizojmë ato në mënyrë spontane, në një nivel individual, me ndjenjën e përgjegjësisë për të cilën ne vazhdojmë të ankohemi, ose do të duhet të ketë mbyllje të imponuara me pasoja ekonomike dhe sociale që ne i dimë mirë tani. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë shkurtore. Kurba është duke u ngadalësuar dhe së shpejti do të fillojë të ulet përsëri, por do të zgjatet me kalimin e kohës, krahasuar me atë të valës së parë pasi kemi më shumë raste, diagnostikuar edhe më mirë, falë një aktiviteti testimi gjithnjë në rritje. Dhe të mos harrojmë se jemi vetëm në fillim të sezonit të dimrit.”– tha Guerra.





