Aktualitet
Parashikimi i motit, 15 maj 2021

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku herë pas here do të jenë në formë rebeshi.
Por orët e mbrëmjes përmirësojnë gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 deri në 23 gradë Celsius.
Era të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejti 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.




