Vora News
Kryetari i bashkisë Gentian Picari na prezanton me kopshtin më të ri të zonës së Vorës.

Gjatë ditës së sotme kryetari i bashkisë Gentian Picari ka prezantuar pamje nga kopshti më i ri i ndërtuar në Marqinet1. Ai është i gjithi më standarte të larta, dhe kushte të plota për të pritur të vegjlit tuaj. Ky kopësht mund të quhet gjithashtu dëshmi e punës së palodhshme e me përkushtim të kryetarit dhe punonjësve të bashkisë. Nga dita në ditë avancimi i punës vihet re në zona të ndryshme, por edhe në qendër të qytetit. Brenda një kohe jo të gjatë thuajse është përmbyllur me sukses rindërtimi i banesave individuale dhe kjo gjë do të vazhdojë për të gjithë qytetin.
Më poshtë janë disa nga pamjet e kopshtit të cilat kryetari i ka ndarë me të gjithë.







