Kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera: Të rinjtë janë forca jonë më e madhe për të ardhmen

Në kuadër të Ditës së Rinisë, Këshilli Vendor Rinor i Vorës mori pjesë në takimin e parë të zhvilluar në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ky takim i rëndësishëm krijoi një hapësirë të re dialogu, ku të rinjtë e Vorës patën mundësinë të shprehnin zërin, idetë dhe vizionin e tyre për komunitetin.
Me mbështetjen e Kryebashkiakut Blerim Shera, përfaqësuesit tanë të rinj sollën angazhim, energji dhe iniciativa konkrete që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së përditshme në Bashkinë Vore.
Pjesëmarrja aktive e të rinjve në procese vendimmarrëse është themeli i një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme. Ky aktivitet vuri në qendër rëndësinë e politikave rinore, fuqizimin e kapaciteteve dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratën e ardhshme.
Bashkia Vorë mbetet e angazhuar në promovimin e një rinie aktive, të përfshirë dhe të dëgjuar—sepse e ardhmja ndërtohet së bashku.


