Vora News

EMRAT/ Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur në aksin Fier-Lushnjë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Korrespodenti i Top Channel, Neritan Trifoni, raporton të plagosur kanë mbetur shtetasit Genci Zylyftari, Esat Zylyftari (babë e bir), Hatem Bakillari dhe shtetasi Taulant Mekollari.

Shtetasi Ilir Seitaj ka qenë duke drejtuar kamionët, teksa është përplasur me shtetasin Jemin Tare, drejtues i ambulancës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë, policia, ambulanca, një mjet zjarrfikës dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button