Aktualitet

Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.

Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.

Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve

Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda

Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button