Aktualitet

Strehimi i afganëve/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre

Shqipëria ka filluar përgatitjet për pritjen e qindra afganëve, pasi talebanët morën nën zotërim Afganistanin. Një ditë pasi Shqipëria dha aprovimin zyrtar për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e 350 persona të parë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. teksa ka shpërndarë reagimin e DASH Xhaçka thekson se ne qëndrojmë krah për krah aleatit tonë.Shqipëria është gati të presë qindra 

afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button