Aktualitet

Balluku: Mos njollosni Alabar. E them me përgjegjësi, s’ka kompani offshore në Portin e Durrësit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë kompani offshore në projektin e Portit të Durrësit. Në komisionet parlamentare ajo hodhi poshtë pretendimet e ngritura për korrupsion dhe bëri thirrje të mos njolloset emri investitorit Alabar.

“Të pyesësh sot se kush është Muhamet Alabar dhe cila është gjurma e tij në projektet turistike dhe të zhvillimit. Është ideatori dhe ndërtuesi i të gjithë qendrës së Dubait, është ideatori dhe ndërtuesi  i qindra m2 në Aleksandri. Është i investitori në SHBA dhe Kroaci.

I gjithë grupi deklarojmë se nuk ka në përbërje kompani offshore. Subjekti që ju i referoni është ai që ka sjellë projektin. I është lënë 60 ditë atij subjekti që të sillte dokumentacionin dhe është vendimmarrje e investitorit që ka ardhur me kompaninë e tij. Nuk jemi marrë me subjektin se nuk është regjistruar nga ne subjekti.

Me marrëveshjen nuk shitet asnjë aset publik, mbeten pronë e shtetit. Asetet kryesore mbeten pronë e shtetit. Pas mbarimit të marrëveshje të drejtat e investitorit strategjik mbarojnë automatikisht dhe të drejtat i transferohen MIE”, tha Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button