Shijak :Kryebashkiaku Arbana falenderon qeverinë dhe Kryeministrin për mbështetjen që po i jep Shijakut.

Kryebashkiaku Arbana falenderon qeverinë dhe Kryeministrin për mbështetjen që po i jep Shijakut.
Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana shprehet:
“Falë mbështetjes së dhënë nga qeveria shqiptare, pjesë e Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, në bashkinë Shijak kanë përfituar fermerë, blegtorë e shumë të tjerë pjesë e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural.
Bashkia dhe Njësitë kanë krijuar lehtësitë e nevojshme për këtë proces duke ndihmuar në plotësimin e aplikimeve për të përftuar këto fonde.
Kemi qënë të gatshëm për të ndihmuar çdo fermer, duke shkuar në fshatra për t’i sensibilizuar që të aplikojnë në skemat kombëtare.
Më konkretisht nga 500 ferma bujqësore aplikimet në Gjepalaj:
🔸️Në skemën e naftës 168 aplikime.
🔸️Në skemën e fermave organike 14 aplikime
🔸️Në skemën e blegtorisë 4 ferma
🔸️Në skemën e bletarisë 4 ferma
🔸️Në skemën e traktorëve 5 ferma
🔸️Për skemën e naftës në Maminas 40 aplikime
🔸️Xhafzotaj 14 aplikime
Çelësi i suksesit është mbështetja që qeveria shqiptare i jep fermerëve, blegtorëve etj, bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe përkushtimi në terren për të inkurajuar fermerët të aplikojnë.
Për çdo person që ka nevojë për të aplikuar bashkia Shijak dhe Njësitë Administrative i vijnë në ndihmë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Me vazhdimin e mbështetjes nga Kryeministri dhe qeveria për Zhvillimin Rural do vijojmë me asfaltimin e rrugëve të fshatrave Çizmeli, Eminas, Shetel, një pjesë e mbetur e fshatit Likesh, Gjepalaj e poshtme dhe rruga nga ura Ardhishtes deri tek Qendra Shëndetësore në Ardhishte.”




