SHIJAK: Interviste me Kryetarin e Bashkisë Shijak: “Falë mbështetjes së Kryeministrit Rama, Shijaku po ndryshon çdo ditë”

*Përshëndetje z.Arbana, cilat janë disa nga punët dhe projektet që kanë ndryshuar më shumë Shijakun gjatë mandatit tuaj të parë dhe tani në vazhdim?
Shijaku ka një zhvillim të dukshëm në shumë drejtime gjatë këtyre viteve. Falë mbështetjes së qeverisë dhe veçanërisht të Kryeministrit Edi Rama, kemi realizuar investime që prekën drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Rindërtimi pas tërmetit, asfaltimi i rrugëve, investimi në arsim me godina të reja për nxënësit, mbështetja e familjeve në nevojë me ndihmë ekonomike, pallatet për të pastrehët, mbështetja e të rinjve për punësim.
Për ne ka qenë prioritet përmirësimi i shërbimeve bazë dhe cilësia e jetesës së qytetarëve të Shijakut.
*Cilat janë projektet më përfaqësuese që kanë marrë mbështetje direkte nga qeveria?
Janë disa projekte që nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë. Do veçoja gjithë procesin e rindërtimit, investimet në rrjetin e ujësjellësit, projekte të ndryshme për rilindjen urbane dhe shumë të tjera që lidhen me investimet që përmenda më parë.
*Çfarë roli kanë pasur qytetarët e Shijakut në këto ndryshime? A janë përfshirë ata në vendimmarrje?
Qytetarët kanë qenë në qendër të çdo vendimi që kemi marrë. Projektet tona nisin pas dëgjesave publike dhe takimeve që kemi zhvilluar në çdo lagje e fshat.
Kemi dëgjuar sugjerimet e tyre dhe shumë prej projekteve që kemi realizuar kanë ardhur pikërisht nga këto takime me komunitetin.
*Cilat janë projektet në vazhdim?
Prioriteti kryesor i bashkisë do jetë të sistemojmë familjet e pastreha në shtëpinë e tyre të re. Gjithashtu dhe asfaltimi i rrugëve Eminas-Çizmeli-Shetel.
Po punojmë për të zgjeruar investimet në infrastrukturë, për të rritur ndihmën për familjet në nevojë dhe për të mbështetur të rinjtë e Shijakut me mundësi të reja.
Kemi projekte të reja që do të nisin shumë shpejt, dhe jemi të vendosur që me mbështetjen e Kryeministrit Rama të vazhdojmë ta çojmë Shijakun në një nivel tjetër zhvillimi.
Ky është një bashkëpunim që po jep rezultate konkrete për çdo lagje dhe fshat të Bashkisë Shijak.
Shijaku do të vazhdojë të zhvillohet me ritme të mira falë vizionit të përbashkët për të ardhmen e qytetit tonë.



