Aktualitet

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Forcat e policisë janë zhvendosur nga Kryeministria pas hedhjes së molotovëve menjëherë pas fjalës së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Gazetari Eni Ferhati shpjegon nga vendngjarja lidhur me këtë protestë se janë identifikuar personat të cilët kryen veprimet me mjete piroteknike dhe sollën rrezik për qytetarët.

Ferhati shton se deri më tani një person ka mbetur i lënduar nga gjithë tensioni i krijuar mes protestuesve dhe efektivëve dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e policisë.

“U hodhën disa mjete piroteknike molotov drejt Kryeministrisë. Intensiteti i këtyre veprimeve ka rënë megjithëse policia ishte përgatitur të ndërhynte me mjete të tjera për shpërndarjen e turmave.

Policia është tërhequr, shumica e protestuesve është larguar ku për reth 1 orë e 30 minuta ndoqën fjalimet. Nga ana e policisë të gjithë personat që goditën me molotov drejt kryeministrisë janë identifikuar.

Do kryhen veprime të mëtejshme dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimin i provave materiale dhe mund të kemi dhe persona të ndaluar për këto veprime. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç një fotografi i cili mori lëndime për shkak të konfrontimeve fizike mes policisë dhe protestuesve mbi largimin e gardhit metalik”, tha gazetari Ferhati.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button