Aktualitet

Temperatura deri në 43°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Pas mesditës pritet shtim i vranësirave konvektike duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në  vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button