Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë 47-vjeçar vdiq para familjes së tij, teksa po festonin drekën e Krishtlindjeve. 

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Giovanni Lopez u mbyt pasi një copë panetone i ngeci në fyt dhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. 

Të afërmit e tij u përpoqën ta ndihmonin menjëherë, por nuk ia dolën dot dhe thirrën shërbimet e urgjencës. Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta ringjallnin 47-vjeçarin, por pavarësisht përpjekjeve, ai ndërroi jetë. Vdekja e tij u konfirmua më pas edhe nga mjeku ligjor. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button