Aktualitet

Shqipëria në flakë, shënohet viktima e parë, digjet i gjallë i moshuari

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Mësohet se ka humbur jetën një i moshuar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, teksa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar për mediat nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Po ashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie të shumta në trup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është mjaft e rënduar teksa flakët e tymi janë futur nëpër banesa.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button