Aktualitet

Durrës, 49-vjeçari përplas për vdekje gruan e moshuar

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mbrëmje në Durrës, ku ka humbur jetën një e moshuar. Një 49-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësoren 72-vjeçare, e identifikuar me inicialet N. M., e cila ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa kanë filluar edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button