Aktualitet

TERROR në Kabul, raportohet për një shpërthim të tretë shumë të fuqishëm

Një shpërthim i tretë raportohet se ka ndodhur në Kabul mbrëmjen e sotme, me qytetin që është në kaos total.

Ende nuk dihet saktësisht vendi ku ka ndodhur ky shpërthim, ndërkohë që nga 2 shpërthimet e para numri i viktimave është 60, ndërsa të plagosurit janë me qindra.

2 shpërthimet e para ndodhën në mes të turmave jashtë aeroportit të cilët janë grumbulluar prej ditësh me shpresën për të shpëtuar në një transport ajror, të cilin SHBA thotë se do të përfundojë deri të martën, pas kapjes së shpejtë të vendit nga talebanët.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për shpërthimet, por zyrtarët amerikanë drejtuan gishtin në filialin afgan të Shtetit Islamik, ISIS-Khorosan i cili është shfaqur si armik i Perëndimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button