Aktualitet

Paralajmërimi i Joe Biden: Sulmi tjetër në aeroportin e Kabulit mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi një sulm tjetër në aeroportin e Kabulit, që mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme.

Ai tha se 3 shpërthimet e 2 ditëve më parë nuk ishin të fundit, ndaj pritet që talebanët të kryejnë sulme të tjera, por shtoi se edhe SHBA do të kundërpërgjigjet.

“Komandantët tanë më informuan se një sulm tjetër ka shumë të ngjarë të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme”, tha Biden. Ai u shrpeh se ka udhëzuar komandantët e tij “të marrin çdo masë të mundshme” për të siguruar sigurinë e amerikanëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button