Aktualitet

Jam Ilir Meta o super budallenj”, Presidenti: Më 24 korrik do të bëj një festë, më pas aty është populli i 2 Marsit

Presidenti Ilir Meta ka thënë në një deklaratë për mediat se nuk do të largohet nga Presidenca para datës 24 korrik.

Ai tha se do të ndëshkojë të gjithë ata që kërcënojnë Kushtetutën dhe qetësinë publike.

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit.

Me këto falsifikimet e fundit është i irrituar, por ne duhet të vetëpërmbahemi. Nuk varet vetëm nga presidenti. Kur palët sillen normalisht presidenti sillet si danez.

Kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, ku nxitet një konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me kushtetutën, interesin publik, qytetarët dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë.

Se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e merituar. Jam Ilir Meta i them atyre o super budallenj”, tha Meta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button