Aktualitet

Demokratët grisin fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese, irritohet deputeti i PD

Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen nga skenari i opozitës për të grisur fletat e votimit për kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura duke i futur në një qese.

Më pas Rama u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.

Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit.

“Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”, është shprehur Belind Këlliçi. Pas protestës së tij, Rama është ngritur nga vendi i tij, duke i dorëzuar Këlliçin qesen me fletët e grisura.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button