Aktualitet

Zbulohet emri i kandidatit të socialistëve për Dibrën në zgjedhjet e 6 marsit

Një emër tjetër është zbuluar nga ana e socialistëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Në takimin e kryeministrit Edi Rama, me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Ulsi Manja dhe deputetët e qarkut, është propozuar emri i Rrahim Spahiut për qarkun e Dibrës.

Spahiu prej vitesh ai punon si drejtor i një banke të rëndësishme në vend.

Deri në vitet 2000, ai ka punuar në një bankë private në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaft të mira me banorët e kësaj zone.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button