Aktualitet

Reagon Ministri i Brendshëm, Balla: 22 persona të arrestuar/proceduar në 24 orë

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

“SUNDIMI I LIGJIT” ⭕️ 22 PERSONA TË ARRESTUAR/ PROCEDUAR NË 24 ORË

👮👮‍♂️ Rritja e vigjilencës së Policisë së Shtetit, sigurimi i inteligjencës policore, analizat e riskut në kufi dhe bashkëpunimi me qytetarët po sjellin rezultate përditë, në drejtim të goditjes së shpërndarësve të drogës, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të tentativave për të trafikuar lëndë narkotike, jashtë vendit.

81 kg cannabis sativa, kokainë, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara në Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Fier, në kuadër të operacioneve të Policisë të zhvilluara 24 orët e fundit. 22 shtetas të arrestuar/proceduar për këto paligjshmëri.

Rezultate dhe më të mira presim në orët dhe në ditët në vijim, në kuadër të operacioneve të tjera kombëtare që po zhvillohen dhe do të intensifikohen për goditjen e paligjshmërive në të gjitha fushat që ato shfaqen.

#VetëmPërpara

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button