Aktualitet

FOTO : Kjo është sanitarja që zhvati 8 mln lekë nga vajza e pacientes që ndërroi jetë tek COVID 2

Tiranë- “Balkanweb” ka siguruar fotografinë e pastruese Tire Dervishi, që i zhvati 8 milionë lekë një qytetareje për t’i shpëtuar të ëmën e infektuar me koronavirus.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali bëjnë pazar me jetën e pacientëve. 

Alldervishi kishte mashtruar qytetaren sikur ishte infermiere, duke i marrë plot 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën 55-vjeçare, së cilës nuk i kishte bërë asnjë shërbim, madje nuk i kishte dhënë as ushqim, duke e lënë të vdiste.

Denoncimi i qytetares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë shkarkoi menjëherë sanitaren dhe urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes.

Tirja E Shefqet Ndoqit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button