Aktualitet

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, merr djegie një punëtor

Një stacion pompimi nafte në “Qafë të Kashit” në Mallakastër mësohet se ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtor, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Punonjësi i lënduar është Viktor Balla.

Sipas informacioneve te fundit ai ndodhet në sallën e reanimacionit.

Punonjesi i lenduar është i moshës 51 vjeçare.

Ka djegie të shkallës së parë në trup.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button