Aktualitet

“Bursë sa paga minimale”/ Kushi: Studentët që nisin studimet në programet prioritare do favorizohen nga qeveria

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë lajm të mirë për të gjithë maturantët që duan të nisin studimet e larta.

Kushi u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u or vendim që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare të caktuara nga Minsitria e Arsimit, do të mbeten nga qeveria me një bursë të barasvlefshme me pagën minimale.

Kushi: Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim, që është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale.Ky vendim i qeverisë vjen si pasojë e pakësimit të studentëve në disa degë siç janë ato të bujqësisë apo mësuesisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button