Aktualitet
Pas pushimeve, rinis sot mësim në të gjitha shkollat e vendit

Pas festave të fundvitit ka rinisur sot procesi mësimor dhe ai akademik.Disa foto nga mëngjesi pranë shkollave 9-vjeçare i shpërndau në rrjete sociale kryebashkiaku Veliaj.Pushimet kishin nisur prej dy javësh.Ndërkaq ashtu siç është përcaktuar në udhëzimin e ministrisë, në arsimin bazë këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh. Kështu sipas urdhrit në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës.




