Rajoni - Bota

50 euro shpërblim kush bind një person dhe e dërgon të bëjë vaksinën

Po përdoren lloj-lloj mënyrash për të bindur të tjerët të bëjnë vaksinën. Disa madje janë metoda shumë joshëse.

Zvicra do të ofrojë kupon me vlerë të 50 frangave për personat që i bindin të tjerët për t’u vaksinuar kundër Covid-19, tha të premten qeveria zvicerane, si pjesë e përpjekjeve për ta rritur nivelin e ulët të vaksinimit në vend.

Secili person që vaksinohet do të pyetet të përmend dikë që e ka bindur që ta marrë vaksinën dhe ky i fundit do të shpërblehet me një kupon në vlerën e 50 frangave, shkruan Reuters.

“Secili mund të ndihmojë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose familjar për përfitimet që i sjell vaksinimi. Ky bashkëpunim i popullsisë duhet të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndonëse numri i rasteve me Covid-19 në Zvicër ka rënë, qeveria ka thënë se gjendja në repartet e kujdesit intensiv mbetet e vështirë.

Zvicra është një ndër shtetet me shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Vetëm 58 për qind e popullsisë prej 8.7 milionësh është vaksinuar me të dyja dozat.

Qeveria ka ndarë 150 milionë franga për fushatën me kuponë dhe po planifikon një javë kombëtare të vaksinimit me 170 qendra mobile për këtë qëllim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button