Aktualitet

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, kush janë dy drejtuesit e emëruar nga Nano

Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të  Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button