Aktualitet

PD e ndarë në ditën e lindjes, Rama mesazh të koduar në rrjetet sociale, kë shigjeton?

Teksa PD festoi ditëlindjen e 31-të e ndarë në dy kampe, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të koduar në rrjetet sociale. Rama ka shpërndarë një thënie të Emil Cioran ku flitet për një person në majat e dëshpërimit që kapet pas pasionit të absurdit si e vetmja forcë që mund të hedhë dritë mbi terrin e kaosit.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, shkruan Rama. A B Voranewshttps://www.facebook.com/100044570103558/posts/448777553284578/?d=n

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button