Aktualitet

Kriza energjetike, Shqipëria do ndihmojë Kosovën për Vitin e Ri. Balluku: Do na kthehet në verë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bën me dije vendimin e qeverisë shqiptare për të ndihmuar Kosovën gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar që të mos mungojë energjia elektrike.

Balluku bëri me dije se në total bëhet fjalë për 7680 megavat që do të jepen në formë huaje për Kosovën, e cila mund t’ia rikthejë gjatë sezonit të verës.

“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjitike në Republikën e Kosovës gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar. Këtu në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë, se bashku me specialistët e Korporatës Eleketroenergjitike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë të rëndësishme.

Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Elektro-Energjitike kosovare kemi arritur të sigurojmë në total 7680 megavat orë të cilat do jepen në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar për Kosovën, duke kërkuar që t’i kthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror, kur kushtet tona hidrike fillojnë të bëhen të vështira. Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji në Kosovë, do të kërkojmë të na kthehet gjatë verës, nga qershori në shtator”, tha Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button