Aktualitet

Rindërtimi, Rama: Pas përfundimit të 61 shtëpive të para në Ndroq, hyn në fazën e fundit edhe lagjja e re me 74 banesa

Aty ku tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk la asgjë tjetër veçse gërmadha e shkatërrim, duket se dita ditës po marrin formën përfundimtare lagjet e banesat e reja.Kryeministri Edi Rama ka bërë me 

dije sot se është drejt përfundimit edhe lagjja e re me 74 banesa në Ndroq. Pas përfundimit të 64 shtëpive të para në Ndroq, tashmë janë thuajse gati të futen në shtëpitë e reja të tjera familje që tërmeti iu prishi shtëpitë.

“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë, shkruan Rama.

Rindërtimi po ecën me ritme të përshpejtuara, ndërsa kujtojmë se qeveria ka lënë afat pranverën e këtij viti për përfundimin e të gjithë procesit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button