Aktualitet

Punimet në rrugën e Rinasit, ARRSH njofton qytetarët: Ja data kur do të hapet aksi drejt aeroportit (Porosia për shoferët)

Punimet në rrugën e Rinasit, të cilat prej disa kohësh kanë devijuar trafikun do të përfundojnë ditën e diel.

Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të cilët kërkojnë që të respektohet në mënyrë rigoroze sinjalistika provizore.

NJOFTIMI NGA ARRSH:
“Vazhdon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e segmentit rrugor “Universiteti Epoka-Rinas”. Sipas grafikut të ecurisë, punimet e Fazës së Dytë priten të mbarojnë ditën e diel, kjo edhe në varësi të kushteve të motit .Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button