Aktualitet

Bien sirenat e luftës në Ukrainë, krerët e vetëshpallur të Luhansk dhe Donetsk thirrje banorëve: Evakuohuni në Rusi!

Ka nisur sot evakuimi i njerëzve nga qyteti Donetsk dhe Luhansk të kontrolluar nga rebelët, në Rusi, ka thënë udhëheqësi i zones, ndërsa në qendër të qytetit Donetsk po bien sirenat e sulmit ajror. Kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore, Denis Pushilin njoftoi se Rusia kishte rënë dakord që të sigurojë strehim për njerëzit që largohen nga Ukraina Lindore.  

Fillimisht do të largohen gratë, fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa nga zyrtarët rusë nuk ka patur ende asnjë koment. Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka bërë me dije se dy ushtarë të saj janë plagosur si pasojë e “zjarrit të armikut” përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore. Të plagosurit ndodhen në spital, ku një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Moska mohon akuzat perëndimore se po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe se këtë javë tha se po tërhiqte më shumë se 100,000 trupat që ka dërguar në zonë. Perëndimi kundërshton se ka pasur një tërheqje të konsiderueshme dhe Shtetet e Bashkuara thanë se mijëra trupa të tjera po mbërrinin ende në kufi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button