Aktualitet

Ukraina zgjohet nga bombardimet në ditën e katërt të luftimeve: Mbi 200 viktima, mes tyre fëmijë, 316 të plagosur

Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të sulmit rus me shpërthime.

Bilanci i viktimave ka arritur mbi 200, mes tyre edhe fëmijë. Po ashtu raportohet për 316 të plagosur e dhjetëra të zhdukur, në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

Kjo u konfirmua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, duke raportuar se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.

Po ashtu, në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është zgjuar me bombardime.

Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk ka thënë se situata në qytet mbetet e qetë dhe nën kontrollin e forcave ukrainase. Ai vuri në dukje edhe pse kishte pasur përleshje me grupet diversante ruse në Kiev gjatë natës, por nuk dha asnjë detaj.

Ndërsa në Okhtyrka ka pasur viktima. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën gjashtë ukrainas, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare.

Një kopësht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, të cilat Rusia i ka mohuar.

Britania e Madhe konfirmoi se ka dërguar trupa dhe mjete luftarake në Europën Lindore.

Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri me dije se vendi i tij ka dërgur 500 raketahedhëse “Stinger” dhe 1 mijë armë anti-tank. Franca, Estonia, Holanda, Portugalia dhe shumë vende të tjera europiane kanë furnizuar me armatime shtetin ukrainas.

Ukraina raportoi se ka vrarë afro 800 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar 30 tanke, shtatë avionë dhe 6 helikopterë ushtarakë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shprehu pakënaqësi për përpjekjet e koalicionit perëndimor kundër Moskës.

Në një fjalim, Zelensky tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Ai po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga DASH.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button