Aktualitet

Kush abuzon, do ia konfiskojmë produktet”/ Rama me furnizuesit: Do të krijojmë bord për çmimet e produkteve ushqimore bazë

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg ku ka theksuar se jemi në një situatë të pazakontë e ndaj ndërhyrja në treg është e nevojshme. Rama i tha furnizuesve të harrojnë fitimin dhe përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mposhtim së bashku. Gjatë takimit me furnizuesit e ushqimeve, kreu i qeverisë tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë duke paralajmëruar konfiskim të mallit nëse abuzohet.Për të mos pasur hedhje faji, do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon. I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button