Vranësira në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore.
Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore.
Po ashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu do të jetë pjesërisht Italia.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik.




