Aktualitet
Rikthehet dimri, paralajmërohet ciklon i fuqishëm

Masa ajrore të ftohta me orirgjinë polare së bashku me lagështinë e Atlantikut pritet të kushtëzojnë reshje shiu, por edhe bore në shumë pjesë të Kontinentit Evropian duke filluar që nga Britania e Madhe e deri në Gadishullin Iberik.
Reshje bore gjatë ditëve të ardhshme priten në Francë, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni etj. Reshjet e borës përpos viseve kodrinore-malore pritet të përfshijnë edhe shumë ultësira në këto vende, por normalisht nuk duhet pritur borë në të gjitha ultësirat.
Cikloni i fuqishëm pritet të ndikojë edhe në Gadishullin Ballkanik.
Reshje bore gjatë ditëve të ardhshme priten edhe në gati të gjitha viset kodrinore-malore të rajonit tonë duke filluar që nga Sllovenia deri në Shqipëri e Greqi.




