Aktualitet

NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

Trupat e disa shteteve anëtare të NATO-s, mes të cilave edhe shqiptare, kanë nisur një stërvitje disaditore në Maqedoninë e Veriut, duke realizuar hedhje me parashutë nga helikopteri, në bazën stërvitore në Krivolak.

Stërvitja kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të marrin pjesë 9000 ushtarë nga 17 vende aleate dhe partnere.

Komanda e ushtrisë amerikane në Europë tha se stërvitja e quajtur “Swift Response” – “Përgjigja e shpejtë”, do të shërbejë për të treguar aftësinë e personelit ushtarak amerikan në operacione ajrore nga Rrethi Arktik deri në Ballkan.

Stërvitja në fjalë ka nisur më 2 maj dhe do të zgjasë deri më 20 maj. Sipas Komandës së ushtrisë amerikane në Europë, stërvitja nuk ka lidhje me ndonjë kërcënim të mundshëm, edhe pse çdo aktivitet ushtarak i forcave të NATO-s tërheq vëmendje për shkak të luftës në Ukrainë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button