Aktualitet

Erdogan: Nesër do të telefonoj Putinin dhe Zelenskyn, kjo luftë duhet të marrë fund sa më parë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur sot se do të zhvillojë një bisedime telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky ditën e nesërme më 30 maj.Sigurisht, Rusia nuk do t’i shikojë pozitivisht këto gjëra (aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO). Rusia është para së gjithash, e shqetësuar për çështjen finlandeze. Pse? Sepse ky është një vend kufitar dhe prandaj nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në fakt, Rusia nuk e mbështeti pranimin e asnjë prej vendeve skandinave në NATO”, citohet të ketë thënë Erdogan në kanalin televiziv NTV në një intervistë me gazetarët turq pas kthimit të tij nga një udhëtim në Azerbajxhan.Ne ëndërrojmë që kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ngjarjet po zhvillohen negativisht çdo ditë që kalon. Të hënën do të kem biseda telefonike si me presidentin e Rusisë dhe Presidentin e Ukrainës Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje palëve që të përdorin kanalet e dialogut dhe diplomacisë”, tha lideri turk.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button