Aktualitet

Meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Shqipëria është përfshirë nga një mot i nxehtë.

Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celcius.

Në një intervistë për mediat, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se temperaturat në këto ditë kanë arritur vlerat deri në 40 gradë C.

Por të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku temperaturat do të bien me 11 gradë C si dhe do të ketë reshje shiu të shoqëruara herë pas here dhe me rrebeshe.

‘Vendi vazhdon të ndikohet nga masa të nxehta nga Afrika. Temperaturat kanë arritur deri në 39-40 gradë C në rang vendi.

Ndjesia reale është disa herë më e lartë. Për nesër dhe pasnesër do të vijojë që vendi të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku do të kalojë një front i ftohtë atmosferik, ku pritet të ketë vranësira të dendura dhe me pak kthjellime.

Reshjet pritet që të shoqërohen edhe me rrebeshe dhe stuhive. Pritet rënien e ndjeshme temperaturash prej 11 gradë C. Fundjava paraqitet me mot relativisht pa qendrueshëm.’- tha Jahaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button