Aktualitet

Ballë për ballë me policinë, maqedonasja puth mburojën: Së bashku të shpëtojmë vendin, mos kini frikë!

Demonstruesit para Qeverisë në Maqedoninë e Veriut pasi kanë kaluar gardhin janë përballur ballë për ballë me policinë. Një grua e mbështjellë me flamur maqedonas është afruar dhe ka puthur mburojën e policisë. 

Mesazhi që u kanë dërguar anëtarëve të MPB-së që sigurojnë ndërtesën e Qeverisë është që të ulin mburojat, sepse siç thanë protestuesit, ata nuk duhet të kenë frikë dhe të jenë bashkë me qytetarët që janë të pranishëm në protestën kundër pranimit të propozimit francez. 

“Ne jemi bashkë, mos kini frikë. Duam të shpëtojmë vendin bashkë me ju”, i thanë protestuesit policisë.

Për të tretën ditë radhazi para Qeverisë vazhdoi protesta kundër pranimit të propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button